Nis fluksi ne pikat kufitare, policia shton masat!

Written by on 26/12/2018

Policia Kufitare, me rastin e festave të fundvitit është angazhuar për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit, në porte, por edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.Masat janë marrë edhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese. Ditët e fundit, rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që Policia të marrë masa shtesë, duke përfshirë në plan edhe oficerët e Antiterrorit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist