Nis faza e tretë e projektit të ndërtimit të pedonales në Belsh!

Written by on 11/05/2019

 

Ka nisur faza e tretë e projektit të ndërtimit të pedonales dhe korsisë së bicikletave pranë liqenit të Belshit. Projekti i bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit , parashikon rikonstruktimin e rrugës hyrëse në qytezë, ndërtimin e trotuareve , ndricimit, gjelbërimit si dhe sinjalistikën rrugore. Do të përfshihen korsitë e bicikletave, vendet e parkimit për turistët , stola, fusha sportive, amfiteatër , kënd lojrash për fëmijë si dhe krijimin e dy plazheve me rërë të importuar. Qëllimi I investimit është nxitja e agroturizmit në Belsh dhe përreth gjithë zonës së Dumresë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist