Nis eksperimentimi i paketave ekoturistike ne Shkoder dhe Vlore
Written by rt on 27/06/2018
Nis eksperimentimi i paketave ekoturistike ne Shkoder dhe Vlore
Paketat ekoturistike kane si qellim qe te nxisin turizmin edhe ne zonat e mbrojtura. Ne kete kuader Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura po zhvillon nje projekt pilot ne Shkoder dhe ne Vlore per te testuar keto paketa. Sipas drejtorit te AKZM, Zamir Dedej, paketat ekoturistike jane me vlere me te vogel financiare dhe terheqin me shume turiste drejt zonave te mbrojtura. Nga viti 2017 deri ne mars te vitit 2018 zonat e mbrojtura jane vizituar nga me shume se 1.5 milione turiste.