Ngjarje e madhe për Kroacinë, inagurohet ura që lidh dy zonat e bregdetit
Written by Radio Travel on 30/07/2021
Me një ceremoni festive, është hapur në Kroaci ura që lidh dy zona të bregdetit kroat, që ndahen nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje e Hercegovinës. Ura që kushtoi 420 milionë euro dhe 85% e së cilës u financua nga Bashkimi Evropian, është një projekt i rrallë kinez në Evropë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut./radiotravel.al