Nga viti 2021, qytetarët amerikanë do të kenë nevojë për vizë për të vizituar Evropën
Written by rt on 12/03/2019
Nga viti 2021, qytetarët amerikanë do të kenë nevojë për vizë për të vizituar Evropën
Bashkimi Europian ka bërë të ditur se nga viti 2021 do të kërkojë viza për të gjithë shtetasit amerikanë që duan të udhëtojnë nëpër Evropë. Në mënyrë që të kalojnë kufirin, këtyre shtetasve do tu duhet një pasaportë, dhe një kartë krediti për të aplikuar në “Sistemin e Autorizimit dhe Informimit të Udhëtimeve Europiane” (ETIAS). “Evropa kohët e fundit ka vendosur të përmirësojë nivelin e saj të sigurisë për të shmangur probleme të mëtejshme me migracionin e paligjshëm dhe terrorizmin. Kjo do të thotë se nga viti 2021, të gjithë amerikanët që udhëtojnë në një vend evropian të zonës Shengen do të kenë nevojë për vizë”, thuhet në njoftimin e ETIAS.
Më parë amerikanët nuk kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shtetet e BE-së. Viza ETIAS është e vlefshme për tre vite dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme. Aktualisht, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Evropë deri në 90 ditë pa vizë.