Nga tetori Gjermania nuk do të ofrojë më teste falas!

Written by on 11/08/2021

Para samitit të landeve me federatën gjermane sipas një drafti që qarkullon në media, pritet që t’u jepet fund në masë të madhe testeve falas nga tetori. Me këtë mendohet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve. Megjithatë, testet do të ofrohen ende falas për ata që nuk mund të vaksinohen ose për të cilët nuk mund të jepet një rekomandim i vaksinimit.

Si shembuj përmenden gratë shtazëna dhe minorenët nën moshën 18 vjeç. Më tej theksohet në këtë dokument, se testet falas kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e valës së tretë të pandemisë në Gjermani. Radio Travel.al

 

 


Current track

Title

Artist

Background