Nga sot nis mësimi plotësues në shkolla/ Vaksinimi i mësuesve duhet kryer deri më 30 shtator!

Written by on 01/09/2021

Sot do të nisë mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar edhe udhëzimin për shkollat, për masat që duhen respektuar. Aty nënvizohet edhe vaksinimi i mësuesve, proces që duhet të jetë kryer deri me datë 30 shtator.

Nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. Njëjtë si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist