Nga sot hyn në fuqi rregulli i ri: Pas orës 23:00  të gjithë brenda!

Written by on 01/09/2021

Duke nisur nga dita e sotme, lëvizja pas orës 23:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit do të jetë e ndaluar në vend. Vendimi vjen në kuadër të masave të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për shkak të rritjes së infektimeve me variantin Delta.

Masat e tjera do të hyjnë në fuqi nga 6 shtatori dhe lidhen me hyrjet në kufijtë shqiptarë.

Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë do të duhet të kenë me vete pasaportën e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose provën e kalimit të infeksionit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist