Nga sot Gjermania ndalon udhëtimet nga Portugalia dhe Rusia
Written by Radio Travel on 29/06/2021
Udhëtimi në Gjermani nga Portugalia dhe Rusia do të ndalohet duke filluar nga sot. Shkak është bërë numri i lartë i rasteve të variantit Delta të koronavirusit, që është zbuluar në të dy vendet javët e fundit. Instituti Gjerman “Robert Koch”, përgjegjës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, ka bërë publike listën me vendet e reja që paraqesin rrezik.
Përveç qytetarëve dhe banorëve të Gjermanisë, të gjitha udhëtimet e tjera nga të dyja këto vende do të ndalohen./radiotravel.al