Nga sot dogana e Qafë-Botës, 24 orë e hapur!

Written by on 08/07/2021

Duke filluar nga sot dogana e Qafë-Botës pranë kufirit me Greqinë do të jetë 24 orë e hapur për qytetarët dhe jo më me kufizime prej 250 personash në ditë. Për moshën 12 vjeç e lart vazhdon të kërkohet formulari PLF, testi i shpejtë ose PCR, certifikata e vaksinimit apo një dëshmi që e keni kaluar infeksionin.

Dogana e Qafë-Botës qëndroi e mbyllur prej muajsh nga pandemia e Covid dhe u rihap në fillim të muajit qershor. Kjo pikë regjistron më shumë se 600.000 kalime në vit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist