Nga 20 shtatori, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Spanjës nëse përmbushin këto kushte!
Written by Radio Travel on 27/09/2021
Me ndryshimet e reja nga data 20 shtator shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Spanjës nëse kanë një certifikatë të plotë vaksinimi, me vaksinat e njohura nga EMA dhe një test negativ PCR. Hyrja do të lejohet gjithshtu edhe për personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afatgjata Shengen ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.
Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin online të miratuar nga autoritetet spanjolle brenda 48 orësh para udhëtimit dhe të pajisen me kodin të gjeneruar nga regjistrimi./radiotravel.al