Nga 15 qershori Italia fillon lëshimin e pasaportave të COVID-19
Written by Radio Travel on 11/06/2021
Italia është gati të nxjerrë certifikatat e shëndetit të udhëtimit brenda pak ditësh. Pasaporta e vaksinimit COVID-19 do të shërbejë si dëshmi e mbajtësit që është vaksinuar plotësisht me vaksinat e miratuara, është rikuperuar nga sëmundja ose ka rezultuar negativ në 48 orët e fundit.
Duke filluar nga 15 qershori, të gjithë mbajtësit e këtyre dokumenteve do të lejohen të vizitojnë Italinë, të marrin pjesë në dasma, koncerte ose të shkojnë në klube nate./radiotravel.al