Nga 12 shtatori në Francë nis shpërndarja e dozave të treta të vaksinës/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë?!

Written by on 02/09/2021

Franca po përpiqet të zgjerojë fushatën e vaksinimit në përpjekje për të luftuar variantin ngjitës të Deltas. Ky vend ka filluar të administrojë dozat përforcuese të vaksinave për personat mbi 65 vjeç dhe personat me imunitet të dobët. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, fushata mbarëkombëtare me dozat e treta që pritet të fillojë më 12 shtator dhe të drejtën për t’u vaksinuar e përfitojnë 18 milionë persona.

Të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët janë kategoria më e rrezikuar nga COVID-19 por edhe nga variantet e reja që janë në qarkullim./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist