Neser vendimi per heqjen e tarifes Roaming.
Written by rt on 03/04/2019
Marreveshja per eleminimin e tarifave Roaming per vendet e ballkanit perendimor qe do te nenshkruhet më 4 Prill në Beograd, do ti jape fund tarifave te cmendura te Roaming. Nga data 1 Korrik e vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale. Heqja e tarifave roaming fillimisht u kundërshtua nga operatorët telefonik në Kosovë dhe Shqipëri, por më vonë, sidomos pas ndërhyrjes së Komisionerit Hahn, dy vendet pranuan të bëheshin pjesë e marrëveshjes. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në Beograd ditën e Enjte, ku për dy ditë me radhë do të mbahet samiti i dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor nën organizmin dhe mbështetjen e këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të drejtuar nga Majlinda Bregu.