Nese jeton ne kete zone, duhet te pajisesh me pullen e Rezidentit!
Written by rt on 24/03/2018
Te gjithe banoret qe jetojne ne nje prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagese duhet te pajisen me Pullen e Rezidentit.Tirana Parking ka njoftuar ne faqen e saj zyrtare ne internet te gjithe ata banore qe jetojne ne nje prej ketyre zonave dhe nese kane nje automjet, qe te paraqiten ne zyrat e saja per tu pajisur falas me Pullen e Rezidentit, ç’ka do i mundesoje atyre parkim pa pagese. Gjithashtu Tirana Parking bene te ditur se vertetimet e marra per rezident ne vitin 2017, nuk jane me te vlefshme dhe se edhe keta qytetare duhet te pajisen me Pullen e re te Rezidentit. Nderkohe qe per te shmangur çdo lloj abuzimi me Karten e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe me tej elementet e sigurise.
Tagged as Tirana