Nese do te njohesh zhvillimin e nje vendi , shihi gruan!
Written by rt on 15/05/2018
E ftuar ne Diten Nderkombetare te Familjes ne Travel Club , sociologia Entela Binjaku theksoi se ne Shqiperi ashtu si dhe ne vende te tjera ekziston pabarazia gjinore ne vendet e punes, kur per te njejtat profesione , grate paguhen me pak edhe pse perkushtimi dhe meritokracia jane ne nivele te njejta me meshkujt. Edhe pse gjerat kane levizur pozitivisht ne krahasim me vitet e kaluara, promovimi i gruas ne poste drejtuese dhe vleresimi korrekt i saj ne profesion mbeten ende fasade dhe jo realitet. Sipas Binjakut nese do te shohesh zhvillimin e nje vendi duhet te shohesh zhvillimin e gruas atje!
Intervista e plote : VIDEO