Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e tarifave roaming edhe per Kosoven!
Written by rt on 05/04/2019
Në Samitin e dytë Digjital që zhvilloi punimet në Beograd është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të “Roaming”-ut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Tarifat e “Roaming”-ut, që nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin e përdoruar nga qytetarët e një shteti në një shtet tjetër, janë zakonisht disa herë më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikacionin brenda një shteti. Marrëveshja e “Roaming”-ut pritet të nisë nga zbatimi korrikun e vitit 2021, ndërsa reduktimi i tarifave duhet të fillojë që më 1 korrik të këtij viti.