Në vjeshtë rinis puna për ndërtimin e “Korridorit Blu”
Written by Radio Travel on 14/07/2021
Në vjeshtë do të çelet gara për projektin e ndërtimit të “Korridorit Blu”. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e ka konsideruar këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit që Shqipëria ka. Korridori do të fillojë nga pika hyrëse që lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi, nga Murriqani dhe deri në pikën dalëse që lidh Shqipërinë me Greqinë, në Kakavijë.
Për shkak të pandemisë dhe problematikave financiare të krijuara nga pandemia ky projekt u stopua, për të vazhduar sërish në vjeshtë./radiotravel.al