Në Valbonë raportohet për dy turistë të humbur!
Written by Radio Travel on 04/06/2021
Në zonën e Valbonës raportohet të kenë humbur dy turistë nga Rusia dhe Suedia. Ata kishin ardhur me pushime në Shqipëri për të vizituar zonën e njohur turistike. Prej dy ditësh kanë humbur kontaktet dhe ende nuk ka një informacion të qartë se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.
Mësohet se policia e Shkodrës ka nisur kërkimet prej mbrëmjes së djeshme. Duhet thënë se në Valbonë nuk është hera e parë që raportohet për turistë të humbur./radiotravel.al