Në SHBA, hapet Muzeu i Spiunazhit
Written by rt on 10/05/2019
Ne Uashington, është hapur një muze për spiunazhin, duke ofruar një prekje nga afër të ngjarjeve dhe fakteve historike. Sipas kuratorëve, muzeu ofron një shikim nga Brenda te botës së spiunazhit dhe mban sende si çekiçi i akullit i përdorur për të vrarë liderin e opozitës ruse, Leon Trocki apo pajisjet e nevojshme dhe tavolinën e torturës që njihet si “uoterbording”. Kuratorët janë siguruar që çdo send i ekspozuar të jetë original. Me një kosto prej 162 milionë dollarësh, muzeu mban edhe ekspozita interaktive në mënyrë që vizitorët të mund të testojnë edhe aftësitë e tyre të spiunazhit.