Në prag të festave të fundvitit, Italia publikon masat e ashpra: Ndalon udhëtimet dhe tubimet!

Written by on 04/12/2020

Udhëtimi mes rajoneve në Itali do të jetë i ndaluar nga 21 dhjetori deri në 6 janar me njerëzit që nuk do të mund të dalin nga qytetet e tyre më 25 dhe 26 dhjetor dhe as më 1 janar.  Italia ka njoftuar kështu për shtrëngimin e kufizimeve në prag të festave të fundvitit, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Rregulla të reja pritet të bëjnë të detyrueshme një karantinë 10 -ditore për të gjithë ata që hyjnë në Itali nga vende të tjera, duke filluar nga 20 dhjetori.  Lëvizja ka si qëllim të pengojë italianët të udhëtojnë drejt rezorteve të skive që janë ende hapur në vendet fqinje.


Current track

Title

Artist