Ne Maj nuk do të ketë më tarifa roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Written by on 08/03/2019

Ne Maj nuk do të ketë më tarifa roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të hiqen që në muajin Maj, deklaron zv. Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Qytetarët e të dy shteteve, pritet te lehtesohen ndjeshem, sidomos gjatë muajve të verës, kur edhe fluksi i hyrje-daljeve mes dy vendeve është mjaft i lartë. Heqja e tarifave roaming përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove të qytetarëve për telefoninë celulare. Vendet e Ballkanit Perëndimor, nën tutelën e Bashkimit Europian, janë duke negociuar për heqjen e tarifave roaming në të 6 vendet, por ky vendim duket se nuk do të vijë përpara vitit 2021.  Heqja e tarifave roaming do të thotë se, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës  mund të përdorin lirisht operatorin e tyre telefonik në të dy shtetet, pa kosto shtesë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist