Ne kete destinacion do te ndalohet kremi i diellit qe prej viti 2020!
Written by rt on 06/11/2018
Do te jete problem per turistet me lekure delikate te cilet do te vizitojne arkipelagun Palau ne Mikronezi pasi qe prej vitit 2020 nuk do te mund te perdorin me kremin e diellit teksa pushojne ne keta ishuj. Me temperaturat qe arrijne ne muajt e ngrohte deri ne 34 grade celcius dhe me diellin qe shkelqen thuajse gjithe vitin atje kremi i diellit eshte nje must por autoritetet vendase kane vendosur ta ndalojne pasi eshte nje prej elementeve qe po ndikon ne shkaterrimin e barriers koralore te ishujve, nje prej pasurive me te medha te vendit.Turistet qe pasi te hyje ne fuqi vendimi do te kapen duke perdorur krem kundra rrezeve te demshme te diellit do te gjobiten me nje vlere deri ne 1000$. Megjithate ishujt Palau nuk jane nje rast i izoluar, tashme ky rregull aplikohet ne Bonaire te Karaibeve dhe nga viti 2021 do te hyje ne fuqi edhe ne Hawaii.