Në Gjermani bllokohet transporti hekurudhor/ Shkak  greva mbarëkombëtare nga punëtorët!

Written by on 11/08/2021

Punëtorët hekurudhorë në Gjermani filluan një grevë mbarëkombëtare të martën në mbrëmje. Kreu i sindikatës së tyre, Claus Weselsky, njoftoi se 95% e anëtarëve do ta mbështesnin këtë protestë. Ajo çfarë kërkon sindikata e punëtorve hekurudhorë lidhet me një rritje të pagës prej 3.2 përqind dhe një “bonus coronavirus-i” prej 600 euro.

Madje ata kanë njoftuar udhëtarët se do të kishte ndërprerje të transportit. Kjo grevë, e cila do të zgjasë tre ditë, duket se do të prekë edhe trenat e mallrave dhe më pas, do të përfshijë trenat e mëngjesit të së mërkurës, deri në orën 2 të mëngjesit të së premtes.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist