Në fund të vitit një lajm i mirë, rritet paga minimale!

Written by on 31/12/2019

Pak para fjalimit të tij në prani të kombit për Vitin e Ri,presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një sërë ligjesh që përfshijnë rritjen e pagës minimale me 7.5%  përkatësisht në 195 dollarë.Ligji parashikon që paga minimale të jetë e barabartë me shpenzimet për jetesën në në çerekun e dytë të një viti më parë. REL ka cituar agjencinë e statistikave të Bashkimit Europian, të pohojë se paga më e ulët minimale deri në muajin korrik mes vendeve të BE-së është rregjistuar në Bullgari, 286 euro. Paga më e lartë minimale në baza mujore brenda vendeve të bllokut europian ka qenë në Luksenburg, 2071 euro. Putin ka nënshkruar gjithashtu një ligj që lejon sërish pirjen e duhanit në disa dhoma të caktuara nëpër aeroporte.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist