Në ambasadë e re shqiptare në Australi!
Written by rt on 04/07/2019
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka vendosur hapjen e ambasadës së re në Kanberra të Australisë. Vendimi është marrë pas propozimit të kryeministrit shqiptar. Buxheti i miratuar për Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, do të mbulojë shpenzimet për hapjen e ambasadës. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.