Ndryshojne rregullat per te drejtat e autorit!
Written by rt on 28/03/2019
Eshte miratuar kete jave nga deputetet e Bashkimit Europian ndryshimi i rregullave per te drejtat e autorit. Kjo do të bëjë që Google dhe Facebook të paguajnë autorët për përdorimin e kuotimeve dhe do detyrojë kompanitë që të filtrojnë përmbajtjet e mbrojtura. Pas një debati që vuri përballë industrinë krijuese të Europës ndaj kompanive të teknologjisë, aktivistëve të internetit dhe grupeve të konsumatorëve, Parlamenti Europian i mbështeti këto reforma me 348 vota pro dhe 274 kundër.