Ndizet drita e kuqe, stuhitë mund të zhdukin përgjithmonë qytetin europian!
Written by Radio Travel on 25/11/2019
Disa nga rajonet e Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga stuhitë të cilat kanë hyrë në javën e tyre të dytë. Venecia është përfshirë sërish nga rritja e nivelit të ujit, që ka “paralizuar”qytetin.Piemonte është përfshirë nga shira të rrëmbyer, ndërkohë që situata është paraqitur më kritike në Aleksandri, ku rreth 200 persona janë evakuar dhe më shumë se 600 të tjerë kanë mbetur të izuoluar nga përmbytjet. Disa nga autostradat janë mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dherave.