Nasa nis eksplorimin e thellesise se planetit Mars!

Written by on 05/05/2018

Nasa nis eksplorimin e thellesise se planetit Mars.

Misioni më i fundit i NASA-s drejt një planeti tjetër nis sot, një udhëtim 7-mujor për të çuar në Mars sondën që për herë të parë do të eksplorojë brendësinë e planetit të kuq.Misioni “InSight” ka si qëllim që të ulë mbi sipërfaqe një makinë robot, me përmasat e një tryeze, në zonën që njihet me emrin “Elysium Planitia”, një fushë e gjerë dhe e sheshtë në ekuatorin e Marsit.Mjeti marsian ka një sërë instrumentesh në bord, si për shembull sonda në formë heshte, që do të ngulet në tokën marsiane dhe do të masë shpejtësinë me të cilën ngrihet nxehtësia nga bërthama e planetit. Duke vendosur veshin teknologjik mbi Mars, shkencëtarët shpresojnë të diktojnë tërmetet e planetit të kuq për herë të pare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist