Muzeumet dhe parqet arkeologjike rrembejne numrin me te madh te turisteve kete vit!

Written by on 03/05/2018

Muzetë dhe parqet arkeologjike kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në tremujorin e parë 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e kulturës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.500, duke shënuar rritje me 84%, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Shqiptarët kanë qenë më aktivë në ndjekjen e shfaqjeve në Teatër, duke rritur kështu numrin e spektatorëve, por kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së përgjithshme të numrit të shfaqjeve. Një tendencë që po vihet re prej kohësh tashmë është ajo e braktisjes së njësive bibliotekare. Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë 2018 konfirmojnë sërish rënie të interesit.


Current track

Title

Artist

Background