“Muzeu në Puzzle”, njohja e muzeve përmes lojës dhe argëtimit

Written by on 07/03/2019

“Muzeu në Puzzle” është projekti më i ri ideuar nga Qendra Kombëtare e Muzeve Berat, i cili synon njohjen e vlerave dhe trashëgiminë kulturore të muzeve nëpërmjet lojës dhe argëtimit.

Nxënësit e shkollës ”1 Maji” në Berat, zbuluan për herë të parë misterin e muzeve, duke luajtur puzzle.

Projekti në përmbajtje është krijuar me foto nga koleksioni i Muzeut Etnogafik dhe Muzeut Ikonografik Onufri, i cili synon që të transmetojë njohuri rreth veshjeve tradicionale, tipin e banesave, mënyrën e jetesës shek XVIII-XIX, si dhe ikonografisë e librave liturgjik.

Gjithashtu ky projekt synon të zgjoj dhe imagjinatën e nxënësve duke formuar copëzat në mënyrë logjike, duke arritur në zgjidhjen e saktë dhe argëtuese të enigmës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist