MUZEU I DIASPORËS, projekti më i ri i Ministrisë së Kulturës

Written by on 02/03/2019

“MUZEU I DIASPORËS” do të jetë projekti më i ri i Ministrisë së Kulturës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margarit në mbrëmjen gala të Samitit të Dytë të Diasporës, e cila theksoi se ky muze do t’i shërbejë brezave të ardhshëm dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Po ju them këtu historinë time. Kam qenë dhe unë pjesë e diasporës, si ju. Emigracioni më ka bërë më të fortë dhe më të vetëdijshme për forcën që zotërojmë. Më të etur për të ndryshuar vendlindjen. Kur flasim për diasporën priremi të flasim për aspektin ekonomik. Diaspora shihet shumë si vlerë e shtuar e ekonomisë. Por ka mirënjohje për ata që e kanë parë për vlerën e shtuar që ka për dijen. Ky muze do të jetë i së ardhmes dhe jo i së shkuarës. Një muze për brezat që vijnë. Një muze që do t’u kushtohet çdo shqiptari dhe familjeje shqiptari, që kaloi detin qysh në kohërat e hershme dhe që do të përmbajë regjistrin e diasporës, përveç historive të saj të mëdha ose të vogla. Një muze ku me një donacion secili mund të shkruajë emrin e tij, familjes, apo kujtdo që ai dëshiron. Nuk është çështje parash, pasi përfshirja e sa më shumë njerëzve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative, të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, pasi sa më shpejtë ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, nuk do të ishte ky që është. Ju ftoj të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj të diasporës”, – theksoi Maragariti në ndarjen e çmimeve në Samitin II të Diasporës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist