Muzeu Etnografik, dëshmi e shtëpive tipike gjirokastrite

Written by on 07/03/2019

– Në kuadër të programit “Edukimit Nëpërmjet Artit dhe Kulturës” si dhe nismës “Të njohim monumentet”, DRKK Gjirokastër në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri”, organizuan një orë të lirë në “Muzeun Etnografik”.

Nxënësit u njohën me historikun e monumentit, një godinë tre katëshe e cila daton në shekullin e XIX. Shtëpia është djegur aksidentalisht në vitin 1913 dhe ka ngelur gërmadhe për rreth 54 vite, deri në 1967. Ajo që ka shpëtuar nga ajo kohë është një qilim, një jorgan , ora e murit si dhe sepeti të cilat janë ekspozuar në ambientet e brendshme të saj.

Shtëpia u rindërtua në vitin 1967 dhe në të u përmblodhën të gjitha karakteristikat e shtëpive tipike gjirokastrite. Pasi u rindërtua, ajo shërbeu si muze i luftës nacionalçlirimtare dhe pas viteve 1997 ajo u kthye në “Muze Etnografik”. Kjo shtëpi është monument i kategorisë I dhe është një nga shtëpitë më të vizituar sot nga turistët. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist