Moti i paqëndrueshëm, rënie e rezervimeve  këtë sezon në Durrës

Written by on 29/07/2018

Moti i paqëndrueshëm, rënie e rezervimeve  këtë sezon në Durrës

 

Hotelet dhe tur-operatorët raportojnë për një rënie të rezervimeve për këtë sezon turistik veror në Durrës, me përjashtim të atyre që operojnë me kontrata. Administratorët tregojnë se arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesisht lidhen me motin, një luhatje të lehtë të çmimeve me tendencë në rritje dhe infrastrukturën e dobët.

Vetë turistët që kanë mbyllur pushimet në Shqipëri për këtë vit vlerësojnë pozitivisht hotelet, por negativisht pjesën jashtë tyre. Maqedonia, nga ana tjetër, ia ka dalë që të bëhet vendi me paketën më të shitur të tureve njëditore te turistët e huaj që vijnë në Shqipëri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist