Moti i keq, permbytje dhe probleme ne portet shqiptare e kroate ne Adriatik!
Written by rt on 30/10/2018
Era e forte dhe deti i trazuar ne te dy anet e Adriatikut kane penguar lundrimin ne orar te trageteve lidhese me Italine nga Durresi dhe Vlora. Disa prej udhetimeve jane shtyre ndersa disa jane anulluar. Situata mbetet ne monitorim ne dy portet me te medha te vendit pasi shirat kane shaktuar dallge te medha por edhe permbytje. Pas Italise ku moti i keq ka sjelle dhjetra viktima, bllokimin e rrugeve dhe mbylljen e shkollave, situata problematike eshte paraqitur sot edhe ne bregdetin kroat te Dalmacise, ne lindje te Adriatikut, ku per shkak te ererave te forta dallget kane arritur ne shtate metra lartesi. Per shkak te veshtiresive ekstreme te lundrimit jane pezulluar lidhjet detare nga Spliti me shume ishuj te Adriatikut duke perfshire Hvarin, Korçulen dhe Braçin. Gjithashtu shirat kane provokuar permbytje te shumta ne Kroaci.