Moti i keq në vendin tonë, ja cila është gjendja e akseve kryesore në tre rajonet!

Written by on 06/01/2020

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore në vend. Përsa i përket rajonit verior, gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin Kuban-Vasije ka patur reshje bore 4-5 cm,shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior. Në të gjitha akset e rajonit qendror, qarkullimi kryhet normalisht, po ashtu edhe në rajonin jugor. Ndërkohë , vijon puna në pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka shumë ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist