Moti i keq, bie numri i turisteve ne Vlore
Written by rt on 27/06/2018
Moti i keq, bie numri i turisteve ne Vlore
Muaji qershor ka sjelle nje renie te turisteve ne qytetin e Vlores ne krahasim me muajin e njejte te nje viti me pare. Kushte jo te pershtatshme te motit qe kane mbizoteruar kete muaj me vranesira dhe rreshje te here pas hershme kane stepur turistet, sidomos vendas per te shkuar drejt jugut kete muaj e kjo ka sjelle renie te fitimeve per strukturat pritese ne qytetin bregdetar. Kete e pohoi ne nje lidhje te drejtperdrejte me Radio Travel gazetari Enrik Mehmeti nga qyteti i Vlores. Gjithsesi sipas tij kane qene turistet e huaj e aventurier ata qe jane pare me shume gjate ketij muaji ne Vlore te terhequr vec natyres edhe nga aktivitetet e shumta te mbajtura kete periudhe ne jug si festivali i muzikes elektronike “Kala”. Gazatari theksoi se eshte rritur numri i jahteve dhe velierave turistike ne brigjet e Vlores nderkohe qe me permiresimin e motit muajte e ardhshem verore do te rikthehet fluksi i zakonshem i turisteve ne kete zone te vendit.