Mot i pazakontë në Gjermani, dëbora arrin në 1 metër trashësi

Written by on 08/02/2021

Një stuhi e fortë dëbore ka prekur Gjermaninë të dielën duke shkaktuar si rrjedhojë anullimin e shumë udhëtimeve dhe ndaljen e punës së trenave. Në qytetin e Mynihut bora e dendur në rrugë, pezulloi punën e ambulancave dhe stopoi të gjithë transportin publik. Në disa zona trashësia e borës shkonte në mbi 1 metër. Ndërkohë, meteorologët parashikojnë që akoma më shumë borë do të bjerë në orët në vijim.


Current track

Title

Artist