Mot i paqendrueshëm, ja akset ku duhet të kaloni me zinxhirë

Written by on 22/03/2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel shoferëve të kenë kujdes në akset Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këto akse, duhet të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Reshje bore në veri dhe jug të vendit/ARRSH: Nuk ka probleme me qarkullimin  në të gjitha akset - Bota Sot

Sipas njoftimit, kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background