Monitorohen masat e policise per nje sezon sa me te sigurte
Written by rt on 18/08/2018
Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te vendit tone po zbatohen masat shtese per lehtesimin e personave pergjate sezonit turistik. Zevendesdrejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit, Aida Hajnaj, ka inspektuar pikat e kalimit kufitar ne jug te vendit per te pare zbatimin e masave shtese per sezonin veror 2018. Hajnaj ka konstatuar se masat shtese per nje sezon turistik veror sa me te sigurte po zbatohen me korrektesi nga ana e Punonjesve te Policise dhe ka theksuar se zbatimi i ketyre masave ka sjelle me shume siguri per pushuesit ne te gjitha plazhet e vendit.
Tagged as policia