MJEKËSI – Përdoruesit e cigareve elektronike më të predispozuar ndaj sëmundjeve kardiake
Written by rt on 08/03/2019
Përdoruesit e cigareve elektronike janë më shpesh të predispozuar ndaj sëmundjeve kardiake sesa ata që nuk i përdorin ato, sipas një studimi paraprak të publikuar sot në SHBA.
Studimi i efekteve të cigareve elektronike është relativisht i kohëve të fundit, pasi ato u identifikuan në dekadën e fundit.
Në SHBA rritja e shpejtë e përdorimit të tyre shkaktoi panik tek autoritetet shëndetësore.
Në shkollat e mesme, numri i nxënësve përdorues të cigareve elektronike u rrit me 78% në 2018 në krahasim me 2017.
Cigaret elektronike nuk përmbajnë substanca të shumta kancerogjene të cigareve, por kërkues dhe ekspertë të shëndetit publik ngrenë pikëpyetje mbi pasojat e mundshme të ngrohjes në temperaturë të lartë të produkteve përbërëse në formatin e lëngshëm të rimbushjes, përveç varësisë së njohur të nikotinës.
Në këtë studim, i cili do të prezantohet javën e ardhshme në një takim të Kolegjit amerikan të Kardiologjisë, kërkuesit kanë shfrytëzuar pyetësorët e 100 000 personave që u kryen pranë qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC) në 2014, 2016 dhe 2017.