Misuri prezanton hotelin ku dhomat zgjidhen ne varesi te emocioneve!
Written by rt on 28/11/2018
Ne Misuri sapo eshte hapur nje hotel, ku dhomat mund t’i zgjidhni ne varesi te emocioneve dhe gjendjes shpirterore. E kuqe (pasion), blu (qetesim), e gjelber (perteritje) dhe e verdhe (gezim). Angad Arts Hotel u hap kete muaj ne St. Louis. Dhomat e tij jane ne kater ngjyra te ndryshme. Zgjedhja e tyre nuk eshte e rastesishme, jane klientet ata qe e zgjedhin dhomen qe deshirojne ne baze te shijeve dhe emocioneve. Hoteli ka 146 dhoma, mes te cilave 38 suita dhe 25 dhoma per qendrime te gjata me nje kend kuzhine. Ai eshte i pari qe ofron mundesine per te prenotuar dhomen sipas ngjyres dhe jo vetem ne baze te madhesise dhe sherbimeve te pranishme.