Mirë se vini në Venecian post-Covid, qyteti që po gjurmon çdo lëvizje të turistëve!

Written by on 14/01/2021

Para se ta godiste Covid-19, turistët në Venecia po mbërrinin në një numër shpesh të pakontrollueshëm, duke mbytur rrugët kryesore dhe duke tejmbushur varkat e ujit. Tanimë në një realitet krejtësisht tjetër, autoritetet në Venecia kanë vendosur të gjurmojnë vetë çdo turist. Nisma e re konsiston në monitorimin e çdo turisti se ku shkon, ku ecën, çfarë vendesh viziton, madje edhe gjurmimin e telefonit ku mund të tregohet saktësisht sa njerëz janë në një vend apo rajon të caktuar. Sipas ekspertëve, kjo është një përpjekje për të ndryshuar turizmin për mirë. I gjithë ky proces realizohet në dhomën e kontrollit, hapur në shtator të 2020-es. Zyra është e mbushur me kamera që ushqen imazhe rreth qytetit të Venecias dhe çdo gjë vëzhgohet nga policia.


Current track

Title

Artist