Miratohet marreveshja, pike e perbashket doganore mes Shqiperise dhe Kosoves!

Written by on 27/12/2018

Me propozim te Ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave miratoi nje dite me pare marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Kosoves, per ngritjen e pikave te perbashketa te kalimit kufitar, ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, dhe kryerjen e veprimtarive te perbashketa te kontrollit kufitar. Autoritetet oerkatese e konsiderojne  te rendesishem kete vendim qe lehteson ndjeshem levizjen e lire ndermjet Shqiperise dhe Kosoves. Tashme policite e te dy vendeve do te kryejne se bashku kontrollet sipas parimit nje ndalese nje kontroll. Ministri i brendshem shqiptar u shpreh se lehtesimi i levizjes se lire nuk mbaron me kaq pasi se shpejti ndermerren hapa shume me te rendesishem, per te vendosur standarde plotesisht europiane ne kufirin Shqiperi-Kosove.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist