Miopia do të prekë gjysmën e popullësisë globale!

Written by on 30/05/2019

 

 

Analiza hulumtuese e institutit të Vizionit të Brian Holden, në Sidney ka dalë në përfundimet se miopia mund të prekë gjysmën e popullsisë globale deri në vitin 2050. Në fillim ta shekullit të 21-të, rreth 23% e popullësisë vuanin nga miopia. Prevalenca e saj është gjithnjë e në rritje dhe shifrat duket se janë alarmante. Rritjet e parashikuara të miopisë ndikohen nga ndryshimet e mënyrës së jetesës, përdorimi i kompjuterave si dhe pajisjet elektronike portative. Shifrat më alarmante janë rregjistruar në Singapor, Kore, Tajvan dhe Kinë ku miopia njihet si valë epidemike. Deri në vitin 2050, miopia sipas studiuesve do të prekë rreth 50% të popullsisë, duke u bërë kështu shkak kryesor i verbërisë në të gjithë botën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist