Ministria e Turizmit, buxhet ne rritje per 3 vitet e ardhshme
Written by rt on 13/08/2018
Buxheti i Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit do te pesoje nje rritje te lehte gjate tre viteve te ardhshem. Aktualisht buxheti i kesaj ministrie eshte ne vleren e 2.2 miliarde lekeve, ndersa ne vitin 2019 ky buxhet do te jete ne vleren e 2.3 miliarde leke per te shkuar ne 2.4 miliarde leke ne dy vitet qe pasojne. Ministria ka si qellim qe te beje diversifikim te produktit turistik per te arritur nje turizem gjithevjetor. Programi “Zhvillimi i turizmit” synon qe te arrije rritjen e kontributit direkt qe ka turizmi ne produktin e brendshem bruto. Ne kete sektor synohet qe te rritet edhe numri i te punesuarve, e ne te njejten kohe te kemi edhe rritje te turisteve jashte sezonit.
Tagged as turizmi