Migena Arllati, profesoresha nga Elbasani që jeton në Gjakovë prej 25 vitesh

Written by on 04/01/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Migena Arllati. Profesoresha nga Elbasani ka 25 vite që jeton dhe punon në Gjakovë, vend ku gjeti dashurinë e jetës vite më parë. Ishte pikërisht dashuria që e detyroi Migenën që të shihte jetën përtej kufirit. Migena është gjithashtu profesoreshë në Universitet ku jep gjuhën shqipe ,ndërsa ka punuar dhe si gazetare po në Kosovë. Sipas Migenës, ka një ngjashmëri midis Gjakovës dhe Elbasanit, qytetit të saj. Kjo ngjashmëri është në fushën kulturore, tradita apo dhe në ritmet e muzikës. Migena është gjithashtu e përfshirë në shoqërinë civile, ku nuk ka munguar dhe kontributi i saj për rolin e grave dhe vajzave në shoqërinë kosovare.


Current track

Title

Artist

Background