Microsoft ‘’zhduk’’ fjalëkalimet/ Por si do të jenë të aksesueshme llogaritë?
Written by Radio Travel on 16/09/2021
Microsoft ka lajmëruar përdoruesit se tashmë mund t’i fshijnë të gjitha fjalëkalimet nga llogaritë e tyre dhe të përdorin një aplikacion vërtetues ose një opsion tjetër.
Në mars të këtij viti, kjo alternativë u bë e disponueshme për bizneset, ndërsa tani është i dsiponueshëm për të gjithë përdoruesit Microsoft e Windows. Nëse aktivizoni kyçjen pa fjalëkalim, ri-aksesimi i llogarisë suaj do të kërkojë shenjën tuaj të gishtit ose një tjetër vërtetim sigurie nga celulari juaj.
Sipas kompanisë, kjo mënyrë është shumë më e sigurt pasi shenja e gishtit është unike dhe vetëm një person mund të përgjigjet si duhet në kohë reale nga celulari i tij.
Radio Travel.al