Microsoft, për herë të parë dyqan për shitjet me pakicë
Written by Radio Travel on 12/07/2019
Kompania Microsoft do të hapë për herë të parë dyqanin e saj me pakicë në Europë. Dyqani do të jetë i vendosur në Oxford Circus,në një ndër zonat më të famshme të Londrës. Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, një dyqan fizik është një mundësi e mirë për përzgjedhjen e produkteve fizike. Londra është destinacioni i tretë i Microsoft së bashku me Sydney –n dhe New York-un.