Mesazhi simbolik për shqiptarët nga Hungaria!
Written by Radio Travel on 29/11/2019
Shqipëria po kalon situatë të vështirë në këto ditë, në të cilat nuk ka munguar solidariteti nga e gjithë bota. Gjatë ditës së djeshme, kur duhet të ishte mbushur me urime për festën e Pavarësisë, drejt vendit tonë vazhdonin të vinin mesazhe ngushëllimi dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Një mesazh simbolik ka ardhur nga zyra e sekretarit të Hungarisë për Kulturën, Peter Fekete, gjatë vizitës së artistëve të cirkut të Tiranës në ditën e Pavarësisë. Ambasada shqiptare në Hungari ka shprehur mirënjohjen për vizitën dhe për dashamirësinë e treguar.